LAJMI I FUNDIT:

Seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë dhe tre komisione

Seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë dhe tre komisione

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 45-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim vendime ligjore, kërkesa për interpretim autentik dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve dhe trupave shtetëror.

Para deputetëve në lexim të parë është Propozim-Ligji për ndërmjetësim, me flamur evropian, ndërsa do të duhet t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqëri tregtare, të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese dhe të Ligjit për mjedis jetësor, të gjitha në lexim të parë.


Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe raportet vjetore për punën e Këshillit Gjyqësor, Radiotelevizionit të Maqedonisë, Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediatike, Komisionit Shtetëror për Vendosje në Shkallën e Dytë në Fushën e Kontrollit Inspektues dhe Procedurës Kundërvajtëse, të gjitha për vitin 2020.

Në Kuvend sot janë caktuar edhe seanca të tre komisioneve. Seanca do të mbajnë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni Juridik-Ligjdhënës.

Në Komisioniet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zyrtarë administrativ, në lexim të dytë, i dorëzuar nga deputetët e shumicës qeveritare, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shkelje, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu në lexim të dytë.

Komisioni për Çështje Ekonomike do të debatojë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për shoqata tregtare, Propozim-ndryshimet e Ligjit për meteorologji, Propozimi për ndryshime të Ligjit për kontrollin e objekteve të metaleve të çmuara, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zejtari, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistem njësportelësh dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni juridik-ligjdhënës do të mbajë tre seanca të njëpasnjëshme, në rend dite të së cilës, mes tjerash janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zyrtarë administrativ, në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shkelje dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori