LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për rastet “Trajektorja”, “Treqind’ të PSP-së dhe për vrasjen e Sazdovskit

Seanca të reja për rastet “Trajektorja”, “Treqind’ të PSP-së dhe për vrasjen e Sazdovskit

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Trajektorja”, “Treqind” dhe për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Rasti “Trajektorja” është në procedurë dëshmuese ndërsa në këtë rast të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrje publike “Rrugët e Maqedonisë” Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro.

Te lënda “Treqind” i akuzuar është ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska në maj vitin e kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apeli ia hoqi vendimin rastit dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Popovski nuk i a respektuar rregullat ligjore për furnizimin publike dhe ka dëmtuar buxhetin prej 453.570 euro.

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Më 7 shkurt, u bë rekonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Saszdovski më 9 korrik ndërroi jetë. Dy të dyshuarit janë në burgun e “Shkupit, ndërsa për të dyshuarin e tretë është lëshuar flet arrest ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori