LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Thesari”, “Titanik”, “300” dhe “Tarifa”

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Thesari”, “Titanik”, “300” dhe “Tarifa”
Foto: Arkiv

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Thesari”. “Titanik”. “300” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një ndërmarrje nga Britania e Madhe.

Rasti është në procedurë dëshmuese. Në seancën e kaluar publiku nuk ishte prezent për shkak të dëgjimit të një dëshmitari i punësuar në DSK.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PSP.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Te lënda “Treqind” i akuzuar është ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, ndërsa në dhjetor vitin e kaluar Gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe riktheu lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Popovski nuk i a respektuar rregullat ligjore për furnizimin publike dhe ka dëmtuar buxhetin prej 453.570 euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori