LAJMI I FUNDIT:

Seanca për demarkacionin (Video)

Seanca për demarkacionin (Video)

Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 mban seancën plenare ku në rend dite është Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.


Ndryshe, një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Foto: Arkiv

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 12:14:53" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 12:14" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 12:14

Dështon seanca e sotme, demarkacioni të mërkurën sërish në Kuvend  

Pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit është shtyrë seanca për demarkacionin për të mërkurën në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi nga deputetët të jenë të mërkurën në Kuvend dhe t’i anulojnë të gjitha vizitat jashtë vendt.


Seanca u la për të mërkurën pasi të hënën Haradinaj do të jetë për vizitë në Londër.

Ndryshe, para mbylljes së seancës, kryeministri Haradinaj tha se ky ligj ky është ky që është dhe AAK-ja nuk do të tërhiqet.

“Unë këtë ligj që e kam sjellë sot, jam kanë në gjendje ta votojmë sot, këtë që e kemi sjellë, merrini përgjegjësitë kush po e vonon”, tha Haradinaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 12:01:41" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 12:01" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 12:01

Rifillon seanca e Kuvendit

Ka rifilluar seanca e Kuvendit të Kosovës pas 20 minutave pauzë.

Në seancë po diskutohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 11:28:14" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 11:28" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 11:28

Kuvendi shkon në pauzë 10 minutëshe  

Pas tensionimit të situatës në Kuvend, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë 10 minuta pauzë për të zhvilluar një takim me shefat e grupeve parlamentare.

Kryeministri Haradinaj dhe deputeti Avdullah Hoti replikuan ashpër lidhur me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 11:22:32" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 11:22" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 11:22

Tensionet situata, replikë Haradinaj-Hoti

Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.


“A qaq po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft”, tha Haradinaj.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.

Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje.  E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 11:17:57" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 11:17" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 11:17

Haradinaj, deputetëve të LDK-së: A nuk po ju vjen marre, po i leni qytetarët pa liberalizim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pyetur deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se “a po ju vjen marre dhe cili është problemi juaj që nuk po i pranoni gjetjet e Komisionit të Bulliqit”.

Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.


“Nuk po e doni këtë raport. Ku po ju dhem. Nëse kthehet guri atje, e keni problem. Po kërkoni me relativizu. Komisioni e ka prodhuar një raport, pse po ju dhem o burra. Asnjë germ nuk i heket këtij ligji. Lejeni pa viza  dhe pa liberalizim qytetarët”, ka shtuar Haradinaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 11:04:57" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 11:04" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 11:04

Krasniqi: PDK është unike rreth marrëveshjes për Demarkacionin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se tash kur janë pranë për ta pasur shumicën për ratifikimin e kësaj marrëveshje, është për keqardhje që të ketë dallime në finesa të terminologjisë për të arritur në një tekst të përbashkët.

PDK sipas Krasniqit ka qenë konsistente në qëndrimin e vet dhe unike në mbështetje të marrëveshjes së demarkacionit, veçanërisht pas marrëveshjes së dy presidentëve që i adresojnë shqetësimet që kanë pasur të tjerët.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 10:55:57" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 10:55" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 10:55

Konjufca: Nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nëse kalon marrëveshja për demarkacioni atëherë Kosova humb territor.

Konjufca tha se liberalizimi i vizave është shumë me rëndësi, po liberalizimin e vizave e kanë vonuar ata që e kanë nënshkruar demarkacionin gabim.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 10:53:57" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 10:53" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 10:53

Fillon seanca e Kuvendit

Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është demarkacioni me Malin e Zi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo çështje nëse vihet në rend dite e nuk kalon atëherë çështja e demarkacionit nuk mund të kthehet në seancë para 10 dite.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-23-2018 10:40:27" ["time"]=> string(16) "23/02/2018 10:40" ["update"]=> bool(false) } 23/02/2018 10:40

Hoti: Kemi pajtim me PDK-në dhe Nisma-n për Demarkacionin, AAK të reflektoj

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se LDK kanë arritur  pajtim me PDK dhe Nisma për Kosovën për votimin e demarkacionit.

Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në Kuvendin e Kosovës.


“Ne kemi arritur marrëveshje me PDK dhe Nisma-n, presim reflektim nga AAK-ja. Ne pas një pune të madhe kemi arritur që t’i kemi 27 vota të të gjithë grupit parlamentar”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, nuk ka kuptim që raporti i Shpejtim Bulliqit të merr fuqi juridike, sepse ai është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta mbyllim këtë çështje dhe mos t’i kemi skenat e gazit”, ka theksuar Hoti.