LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Fortesa 2”

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Fortesa 2”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik” dhe “Fortesa 2”.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PSP.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Ndërsa në rastin “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski si dhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentet lidhen me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PSP-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori