LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti hapet pikë vaksinimi në Likovë

Së shpejti hapet pikë vaksinimi në Likovë
Foto: Ilustrim

Shtohet interesimi për vaksinim në Kumanovë. Nga Shtëpia e Shëndetit thonë se ka doza të mjaftueshme të vaksinave. Për momentin qytetarët po vaksinohen me Pfizer, Sinovac dhe Astra Zeneca. Në Kumanovë dhe rrethinë janë aplikuar mbi 70 mijë vaksina.

Procesi i vaksinimit po rrjedh sipas dinamikës së paraparë. Vaksina ka mjaftueshëm dhe rregullisht furnizohemi me vaksina. Me shtimin e masave restriktive shohim një interesim më të madh nga ana e qytetarëve për të pranuar vaksinën. Deri tani janë aplikuar mbi 70 mijë doza, rreth 40 mijë me dozën e parë ndërsa 30 mijë me dy dozat”, tha Valdrin Miftari, Koordinator i Qendrës së vaksinimi, Kumanovë.


Mjekët bëjnë apel që qytetarët të vaksinohen në mënyrë masive si formë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Së fundi në Kumanovë është vërejtur edhe interesimi për t’u vaksinuar tek moshat nën 18 vjeç.

“U bëj apel qytetarëve të vijnë dhe të vaksinohen. Të gjitha vaksina janë efikase dhe të sigurta. Kanë kaluar të gjitha fazat e studimeve. Janë mënyra më e mirë për të parandaluar gjendjet e rënda dhe për t’i dhënë fund pandemisë. Ka interesim të shtuar tek moshat e reja nga 12-18 vjet për t’u vaksinuar. Në qendrën tonë janë vaksinuar rreth 600 persona të kësaj moshe”, theksoi Monaliza Memeti, mjeke.

Qytetarët janë të kënaqur me shërbimin mjekësor. Thonë se nuk presin me shumë se 15-20 minuta dhe bëjnë apel që qytetarët të vaksinohen.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Kumanova bën pjesë ne grupin e qyteteve me nën 35 për qind të vaksinuar dhe mbi 45 vdekje gjatë muajve qershor-gusht. Së shpejti pikë e re vaksinimi pritet të hapet edhe në Komunën e Likovës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori