Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë në Instagram, aty ku numëron mbi pesë milionë njerëz.


Ai shfaqet i lumtur përkrah partneres Alessia Elefante, e cila duket se është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ylli i famshëm ndërkohë po shijon pushimet pas Kampionatit Evropian në një vend luksoz në Itali.

Italia në Euro 2024 u eliminua nga Zvicra me rezultat 2-0, me golat e Remo Freuler dhe Ruben Vargas.

Pas një kohe të kaluar në Gjermani për shkak të Kampionatit, Donnarumma shihet se po kalon një periudhë cilësore me familjen.

I njëjti ndër të tjerash nuk ka zbuluar akoma gjininë e foshnjës që po presin. /Telegrafi/