Se po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, e tregon edhe kjo statistikë e Zhegrovës - lë pas lojtarë si Vinicius, Wirtz, Leao e Mbappe

Edon Zhegrova është duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, pasi po shkëlqen me gola dhe asistime te Lille.
Sulmuesi dardan është një nga më të mirët këtë edicion në Ligue 1 dhe po udhëheq Lillen drejt një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 45 ndeshje në të gjitha.
Zhegrova është futur në mesin e top 10 futbollistëve që kanë dribluar më së shumti në ndeshje në top 5 ligat më të forta evropiane.
Ylli dardan ka 2,81 driblime për ndeshje dhe zë vendin e tetë në këtë listë, derisa në pozitën e parë është ganezi Mohammed Kudus me 3,77 driblime për ndeshje.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































