Jemi pak orë para finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Emocionet vetëm sa shtohen kur shikon përgatitjet e fundit të skuadrave para finales së madhe në stadiumin e Kievit, Olimpiyskiy National Sports Complex.


Reds stërvitjen e fundit e kishin të premten mbrëma, ndërsa të gjithë vëmendjen e mori James Milner.

Anglezi shënoi një gol të bukur nga distanca, duke lënë Loris Kariusin vetëm spektator.

Se goli ishte më të vërtetë ishte i bukur, e tregon edhe reagimi i lojtarëve të Liverpoolit.

https://twitter.com/brfootball/status/1000103417556041729

Vlen të theksohet se Milner këtë sezon ka nënte asistime në Ligën e Kampionëve, gjë që është rekord historik për garën më të madhe për klube.

Pas këtij goli në stërvitje tifozët e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp shpresojnë ta shikojnë një të tillë ndaj Reali, Liverpooli është ekipi me më së shumti gola nga jashtë zona këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app