LAJMI I FUNDIT:

“Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” (Foto)

“Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” (Foto)

Syri i Vizionit në partnerit më Save dhe Children janë duke mbajtur punëtori me institucionet komunale lidhur më projekt ligjin për mbrojtjen e fëmijës, ligj ky bazik për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Kjo punëtori ju ka mundësuar komunave të përfshihen në fazën paraprake të finalizimit të ligjit, që më kohë edhe niveli lokal të jap rekomandimet e tyre në bazë të kapaciteteve profesionale, humane, logjistike e financiare që ato kanë apo do të ju duhen në të ardhmen, për të pasur një ligj praktik dhe lehtë të zbatueshëm në terren.

Zyrtarët komunalë, kanë përgëzuar organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children që po ju mundësojnë atyre dhënien më kohë sugjerimet qe edhe ata të jenë të përfshirë në hartimin dhe finalizimin e këtij ligji, pasi që ata do të jenë akterë të rëndësishëm në zbatimin e tij në teren.

puna

Komunat janë shprehur të zhgënjyera me mos përfshirjen e tyre nga niveli qendror gjatë hartimit të këtij ligji dhe sipas tyre kjo mos përfshirje bën që në të ardhmen të jetë ligj vështirë i zbatueshëm në praktikë, pasi qe ata nuk njohin mirë situatën dhe mundësit e nivelit lokal dhe i delegojnë kompetenca dhe përgjegjësi pa përcjellje buxhetore dhe rritje të resurseve humane e logjistike.

Në këtë punëtori të përfshirë janë drejtorët për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe qendrat për punë sociale nga shtatë komunat me të mëdha të Kosovës. Kjo punëtori është duke u mbajtur në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, që Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children është duke realizuar në komunat Pejë, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.