Së fundmi FIFA ka nisur një hetim për rregullsinë e kualifikueseve të Amerikës së Jugut, pra paraqitjen e futbollistit Byron Castillo.

Federata e Futbollit të Kilit i ka kërkuar FIFA-s që të përjashtojë Ekuadorin nga Kupa e Botës dhe të fusë ekipin e tyre kombëtar sepse ata pretendojnë se futbollisti Byron Castillo, i cili luan për Ekuadorin, është në fakt një kolumbian dhe ka luajtur me identitet të rremë.


Nëse dokumentet e mbrojtësit të djathtë të Ekuadorit rezultojnë të falsifikuara, të tetë ndeshjet në të cilat ai luajti do të regjistroheshin si humbje e Ekuadorit me rezultatin zyrtar 3-0.

DAZXY7DN4ZF43II6IS4RZOY67A

Megjithatë, përveç Kilit, një vend në Kampionatin Botëror të Katarit shpresojnë edhe italianët.

Sipas Franco Chimentit, ish-president i Komitetit Olimpik Italian, FIFA nuk do të shikojë rendin në Amerikën e Jugut, por do të përfshijë ekipin më të mirë në renditjen e FIFA-s që nuk u kualifikua, dhe kjo është Italia.

Italia, të kujtojmë, që u eliminua në play-off pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

azzurri blue italy locatelli berardi

Por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së fundmi ka përjashtuar çdo mundësi që Italia të hyjë në kampionatin e Katarit. Megjithatë, Azzurrët ende shpresojnë...

/Telegrafi/

telegrafi sport app