LAJMI I FUNDIT:

Se barazimi ndaj Andorrës ishte zhgënjyes e thonë edhe deklaratat e përzgjedhësit dhe lojtarëve të Kosovës

Se barazimi ndaj Andorrës ishte zhgënjyes e thonë edhe deklaratat e përzgjedhësit dhe lojtarëve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi mbrëmë 1-1 me Andorrën në kualifikimet për Euro 2024.

Ky barazim i la të gjithë të zhgënjyer dhe vuri në pikëpyetje nëse do mundemi të kalojmë grupin.

Ky zhgënjim ishte edhe te përzgjedhësi Alain Giresse dhe lojtarët Dardanët që kishin shpresuar të merrnin tri pikë mbrëmë në “Fadil Vokrri”.


Trajneri tha se ata kishin mundësi ta fitonin ndeshjen, pasi kishim shumë raste, por një pengesë tjetër ishte edhe gjyqtari, që nuk referoi së paku dy penallti për Kosovën, kur Vedat Muriqi dhe Milot Rashica u rrëzuan në zonën e rreptësisë.

“Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1”, deklaroi fillimisht Giresse.

“Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante lojë të mbyllur. Kishim aksione, krijuam raste, por nuk ia dolëm të depërtonim për të shënuar e fituar”.

“Kam kërkuar të luanim më shpejt, dhe të liroheshim më shpejt. Na mungoi veprimi i fundit. Kjo gjë ndikoi”, shtoi më tej trajneri i Kosovës.

I zhgënjyer është shprehur edhe Edon Zhegrova, që tha se duhej të bënin më shumë për të fituar këtë takim.

“Të gjithë jemi shumë të mërzitur pasi me çdo kusht e kemi dashur dhe kërkuar fitoren në këtë ndeshje, gjë që ndoshta ndikoi tek ne që nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet”.

“Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje, por edhe pse dominuam tërësisht nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet”.

“Thjeshtë, kjo nuk ishte mbrëmja jonë, dhe tani fokusi është te ndeshjet tjera që duhet t’i fitojmë për të vazhduar tutje”, ka thënë Zhegrova.

Në të njëjtin diskonim ishte edhe Leart Paqarada, që tha se për këtë barazim i ka fajet gjyqtari.

“Kemi pritur tri pikë, por nuk luajtëm mirë dhe gjyqtari nuk ishte në anën tonë”.

“Sigurisht, që jemi të zhgënjyer pasi është dashur ta fitojmë këtë ndeshje, por tani duhet të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet që mos t’i përsëritim në ndeshjet tjera”, ka thënë Paqarada.

Kosova ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin I. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori