LAJMI I FUNDIT:

Më se 20 kafshë janë gjetur se jetojnë në zonën e braktisur rreth reaktorit bërthamor në Fukushima

Më se 20 kafshë janë gjetur se jetojnë në zonën e braktisur rreth reaktorit bërthamor në Fukushima

Jeta e egër po lulëzon në zonën e braktisur rreth reaktorit bërthamor, tashmë të ndaluar në Fukushima Daiichi të Japonisë, zbuluan imazhet nga kamerat me telekomandë.

Studiuesit vunë re më shumë se 20 lloje të ndryshme kafshësh, në zonat përreth reaktorit, përfshirë derrin e egër, qen dhe rakunë si dhelpra, transmeton Telegrafi.


Gjetjet ndihmojnë të zbulohet se si reagojnë popullsitë e jetës së egër, pas katastrofës bërthamore si ato që ndodhën në Fukushima dhe Chernobyl.

Njerëzit u evakuuan nga zona e caktuar përreth reaktorit në Fukushima, pas rrjedhjeve të rrezatimit të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

Për të gjetur kafshët që jetojnë në të, janë vendosur 160 kamera, që aktivizohen me telekomandë, apo kur ndjejnë se para tyre po kalon ndonjë trup.

Rreth 260 mijë imazhe janë grumbulluar nga kamerat, në mesin e të cilave, shihen mirë më se 20 kafshë, megjithëse nuk pritej se mund të jetojnë në këtë zonë.

Njohësit kanë mbetur të habitur, kur kohë më parë, ishte pretenduar se kafshët janë përshtatur me jetën në këtë zonë, derisa rrezatimi vazhdon të jetë i lartë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori