Schweinsteiger nuk luan kundër Barcelonës

Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i tij, Louis van Gaal i cili ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit anglez se mesfushori gjerman nuk do të luajë për shkak të një lëndimi.
Trajneri holandez gjithashtu ka shtuar se do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm, pikërisht me atë formacion që dëshiron të luajë kundër Tottenhamit në ndeshjen hapëse të sezonit.
“Nuk mund të luaj gjithnjë me të njëjtin formacion, për shembull Schweinsteiger nuk do të mund të luaj për shkak të një lëndimi të vogël që ka pësuar në stërvitje. Ndoshta ai është në mendjen time për të luajtur në formacion, por nuk mund ta bëjë këtë, do të luaj me formacionin që mund të përballet edhe me Tottenhamin”, ka thënë van Gaal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































