LAJMI I FUNDIT:

Scholz u drejtohet bizneseve gjermane: Punësoni të huaj

Scholz u drejtohet bizneseve gjermane: Punësoni të huaj

Shoqëria gjermane duhet të kuptojë, se punëtorët e kualifikuar nga jashtë nuk janë vetëm të nevojshëm, por në të vërtetë janë të mirëpritur.

Deklarata u bë nga kancelari Olaf Scholz në Forumin Ekonomik të Gjermanisë Lindore. Ai shtoi se punëdhënësit mund të kontribuojnë për një Gjermani të hapur dhe kjo është ajo që ai po iu kërkonte të bënin.

Shcolz theksoi se ksenofobia dhe paragjykimi janë gjërat e fundit që i duhen vendit. Ai e përshkroi mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar si pikën më të dobët për punëdhënësit në Gjermaninë lindore, ku pagat janë mesatarisht më të ulëta se në Perëndim.


Punëtorët në lindje fitojnë mesatarisht rreth 620 euro më pak se punëtorët e Gjermanisë Perëndimore dhe në disa degë edhe 1,000 euro më pak.

Sipas tij, zgjidhja është që organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat të rrisin atraktivitetin e provincave të Gjermanisë Lindore për investitorët dhe punëtorët. Në konferencën në Bad Zarov, 50 kilometra në juglindje të Berlinit, përfaqësues të politikës, biznesit, shkencës dhe shoqërisë diskutuan tema kryesore ekonomike.

Kancelari gjermani tha se qeveria e tij mbështet kompanitë në trajnimin dhe edukimin e ekspertëve. Por e vërteta është se punëtorët gjermanë nuk do të jenë në gjendje të kompensojnë hendekun që ndihet veçanërisht në lindje të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori