LAJMI I FUNDIT:

Scholz i kërkon Kinës që t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Scholz i kërkon Kinës që t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka kërkuar Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Rusi për të ndalur luftën në Ukrainë, gjatë bisedimeve me presidentin Xi Jinping në Pekin.

Scholz tha se të dyja vendet kishin rënë dakord se kërcënimet bërthamore të Rusisë ishin “të papërgjegjshme dhe shumë të rrezikshme”.


Megjithatë presidenti kinez ka refuzuar të dënojë pushtimin që po bën presidenti rus, Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Por ai tha se komuniteti global duhet të mbështesë ofertat për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore dhe të kundërshtojë përdorimin ose përdorimin e kërcënuar të armëve bërthamore, thanë raportet kineze.

Duke raportuar mbi konkluzionet e dy liderëve, ministria e Jashtme e Kinës nuk përmendi citatin e presidentit Jinping që përmendi fjalët “të papërgjegjshme” ose “shumë të rrezikshme”.

Udhëtimi ka ngjallur shqetësim në Gjermani dhe gjetkë në Evropë, pasi lideri kinez kohët e fundit konkludoi kontrollin e tij në pushtet.

Vizita e Scholzit në Kinë është e shkurtër, vetëm 11 orë dhe e diskutueshme.

Ai është lideri i parë perëndimor që udhëton në Pekin që nga pandemia globale dhe i pari që takoi presidentin Jinping që kur ky i fundit forcoi kontrollin e tij në pushtet në Kongresin Kombëtar të Partisë Komuniste muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori