Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se një rezultat i zgjedhjeve duhet të njihet dhe zbatohet, edhe nëse ato bojkotohen, siç ka ndodhur në veri të vendit.
Ajo në një intervistë për KlanKosova tha se kërkesa e ShBA-së dhe BE-së që kryetarët në veri të punojnë në një vend alternativ e jo në zyrat e tyre është e pakuptimë.
“Me këtë pozicionim të paqartë – së pari mbështetje, pastaj asnjë mbështetje për zgjdhjet – ata kanë mbështetur bojkotin e udhëhequr nga Vuçiqi. Mbështetja e këtij cirku nga ShBA-ja dhe BE-ja është një gabim i madh dhe është një faktor vendimtar për destabilizimin e situatës”.
“Këtu ka diçka seriozisht që nuk shkon. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të largohen nga rruga anti-demokratike e javëve të fundit dhe të mbështesin demokracinë dhe shtetin e së drejtës, jo autokracinë dhe përshkallëzimin”, tha ajo.
Më tej, ajo foli edhe për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian më 28 qershor, për të cilat tha se “duhet të tërhiqen menjëherë” dhe se janë “kundërproduktive”, ndërsa kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Schneeberger i quan si të anshëm për Serbinë.
“Edhe Borrell edhe Lajçak nuk janë persona të pavarur për këtë çështje. Ata janë qartazi në anën e Vuçiqit, jo vetëm sepse vijnë nga vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Persona të tillë të njëanshëm nuk janë të përshtatshëm për të ndërmjetësuar në një konflikt. Ekziston një nevojë urgjente për njerëz të tjerë që janë të pavarur, mund të arrijnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të kenë guximin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, tha Schneeberger.
Sipas Schneeberger, arsyeja se pse Kosovës po i bëhet presion i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“ShBA-ja dhe BE-ja po bëjnë presion të madh mbi Kosovën për t’i dhënë Vuçiqit atë që dëshiron – Asociacionin e tij. ShBA-ja dhe BE-ja nuk po ndihmojnë për të de-përshkallëzuar situatën, por po e përkeqësojnë atë. Ata po braktisin partnerin demokratik dhe po mbështesin agresorin”, deklaroi Schneeberger.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës