SÇE: Zhbogar nuk paralajmëroi asgjë të re për zbatimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar
Deklarata e ambasadorit të ri të BE në Maqedoni, Samuel Zhbogar lidhur me fondet evropiane IPA, në të cilën ka thënë se me thirrjen e fundit me vlerë prej tre milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, të gjithë të interesuarit që kanë projekte, do të lidhin marrëveshje drejtpërdrejtë me zyrën e BE në Shkup, ndërsa Delegacioni i BEë në Shkup do të ketë rolin e të vetmit trup përgjegjës me të cilin do të lidhen kontrata, nga disa media u interpretua si paralajmërim me të cilin Komisioni Evropian (KE) suspendon institucionet nga menaxhimi i mjeteve, ndërsa Delegacioni i BE në Shkup do të ndajë grandet dhe do të nënshkruajë marrëveshjet, njofton MIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rreth kësaj teme, është prononcuar edhe Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) me reagim të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Blazheska:
“Ambasadori Zhbogar foli konkretisht për IPA bashkëpunimin ndërkufitar dhe thirrjen e parë në kuadër të programit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në periudhën programore 20142020. Në këtë drejtim, manipulimi i ashpër me deklaratën e tij për mënyrën e implementimit është bërë për qëllime politike ditore. Gjegjësisht, ai nuk paralajmëroi asnjë risi në implementimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar, duke pas parasysh se në IPA 2 vazhdon mënyra e njëjtë e implementimit të programeve ashtu si edhe në IPA 1.
Në programin në fjalë për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë 20142020, vendi kryesues është Republika e Maqedonisë dhe me këtë Delegacioni i BE në Shkup është kompetent për lidhjen e kontratave me shfrytëzuesit e fundit. Domethënë bëhet fjalë për menaxhim të centralizuar njësoj si në IPA 1, në përputhshmëri me rregulloren e BE dhe të gjitha dokumentet e rregullat që kanë të bëjnë me IPA programet për bashkëpunim ndërkufitar. Kompetenca për lidhjen e kontratave për këto programe asnjëherë nuk ka qenë në kuadër të institucioneve nacionale, prandaj nuk mund të themi se diçka na është shkurtuar, marrë, suspenduar apo sido që ta quani.
Programet për bashkëpunim territorial, gjegjësisht ndërkufitar, në të cilat merr pjesë R. e Maqedonisë kanë shkallë mjaftë të lartë të suksesshmërisë dhe të absorbimit të mjeteve të BE (rreth 85%), për çka në këtë moment nuk bëhet fjalë për ndryshim të mënyrës së menaxhimit dhe nuk ka aspak hapësirë për këso interpretimesh, qëllimisht të gabueshme të deklaratave të dhëna nga Delegacioni i BE ose nga përfaqësuesit tanë qeveritar. Fakti që Delegacioni i Bashkimit Evropian është përgjegjës për lidhjen e kontratave (siç ka qenë edhe deri më tani) nuk paraqet asnjë lloj handikapi as për shfrytëzuesit potencial e as për institucionet nacionale, dhe kjo konfirmohet me suskesshmërinë e programeve.
Sa i përket Raportit të Gjykatës së Revizorëve, ai përmban më shumë gjetje që kanë të bëjnë me aspektet pozitive dhe negative të menaxhimit të decentralizuar me IPA 1 që në masë të madhe veç më janë detektuar, pranuar dhe shfrytëzuar në IPA 2. Që këtu dalin edhe modalitetet e ndryshme të menaxhimit që janë paraparë në IPA 2, si rezultat i përvojave të deritanishme dhe leksioneve të mësuara, por edhe si fokusim në përforcimin strategjik të sistemit në sektorë të caktuar. Këtu, para së gjithash bëjnë pjesë sektorë të cilët në të ardhmen, gjegjësisht pas aderimit në BE, do të jenë kompetentë për implementimin e fondeve strukturore, siç janë sektori i transportit, mjedisit jetësor, bujqësisë dhe zhvillimit rural etj. tek të cilët në IPA 2 vazhdojmë me menaxhim të decentralizuar (përmes institucioneve nacionale). Prandaj, vlerësoj se është shumë jo korrekte të flitet për marrje të çfarë do lloj kompetencash të institucioneve nacionale nga cilido qoftë aspekt”, thuhet në reagimin e sektorit për punë organizative dhe marrëdhënie me opinionin pranë SÇE, të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Blazheska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lirohen nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'