LAJMI I FUNDIT:

Scarlett Johansson po lanson një markë bukurie

Scarlett Johansson po lanson një markë bukurie

Ylli do të bashkohet me Najafi Companies, një firmë që po investon midis 5 dhe 10 milion dollarë në markën ende pa emër, sipas një raporti.

Dihet shumë pak për iniciativën, dhe është ende e pa qartë nëse linja do të përfshijë produktet kozmetike ose ato për kujdes lëkure apo të dyja. Sido që të jetë, do të jetë hapi i parë i yllit si një sipërmarrëse.


Johansson ka qenë më parë një ambasadore e markës L’Oreal Paris, si dhe një modele për linjën e aromës Dolce & Gabbana, The One. Në këtë rast, megjithatë, ajo do të jetë themeluese dhe kryetare e ndërmarrjes së re.

“Disa vjet më parë, unë bëra një hap prapa nga marrëveshjet e mia të bukurisë me qëllimin për të krijuar diçka të vërtetë për mua. Rezultati është një qasje e pastër, e arritshme për bukurinë”, tha Johansson në një deklaratë, sipas raportit në Women’s Wear Daily.

Marka e Scarlett pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, sipas raportit. Johansson caktoi Kate Foster si shefe ekzekutive sipas profilit në LinkedIn të Foster. /Telegrafi/