LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk ndryshon qëndrim: Greva vazhdon

SBASHK-u nuk ndryshon qëndrim: Greva vazhdon

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka deklaruar se të gjitha shkollat përfshirë edhe çerdhet në Kosovë do të fillojnë me grevën e paralajmëruar.

Po ashtu, ai ka thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


“Ashtu siç sot kemi lajmëruar në konferencën për shtyp, greva vazhdon edhe në ditën e nesërme edhe në ditët ne vijim derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme, pra, deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri në intervistë për RTV Dukagjinin,  ka thënë se mund të ketë përjashtime të grevës në disa shkolla, por sipas të dhënave të tyre në grevë do të përfshihen të gjitha shkollat.

“Kjo domethënë që nesër në të gjitha shkollat ka grevë, por mund të ketë ndonjë përjashtim, dhe sipas të dhënave tona të gjitha shkollat në nivel të Kosovës përfshirë edhe çerdhes do të jenë në grevë”, është shprehur ai.

Ndërsa, sipas tij të gjithë mësimdhënësit, anëtarë të Sindikatës nuk do të jenë në shkolla.

“Në po flasim në bazë të dhënave që i kemi, në asnjë shkollë ne nuk i bëjmë asnjë presion asnjë anëtari të jetë në grevë”, ka thënë Ymeri.

“Kjo domethënë që nesër në të gjitha shkollat ka grevë, por mund të ketë ndonjë përjashtim, dhe sipas të dhënave tona të gjitha shkollat në nivel të Kosovës përfshirë edhe çerdhes do të jenë në grevë”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Këshilli i prindërve po e konsideron këtë si një veprim ekstrem sindikal, pasi çdo vit më 1 shator nuk ka mësim.

Ai ka treguar se është mbajtur një takim mes Këshillit të Prindërve dhe SBAShK-ut, në lidhje me vendimin e grevës, ku kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre, për shkak se veprimet tjera sindikale nuk kanë pas rezultate prandaj janë detyruar që ta përdorim veprimin më të ashpër që është greva e përgjithshme.

Ndërkaq, po në këtë ditë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më 1 shtator fillon viti i ri shkollor.

Sipas Ministrisë, as SBASHK-u dhe askush tjetër, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk kanë të drejtë të shpallin mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, e as t’i pengojnë të punojnë ata që duan të punojnë.

Poashtu edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë dalë me njoftim kundër grevës në arsim.

Sipas tyre, vendimi i SBAShK-ut,për të mos filluar procesi mësimor më një shtator është në dëm të fëmijëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori