Nëse brenda dy ditësh Projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta nuk dërgohet në Kuvend, atëherë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) do të hyjë në grevë më 13 prill.
Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj theksoi se Qeveria duhet të jap dritën e gjelbër që Projektligji të shkoj në Kuvend në mënyrë që situata të ndryshoj pozitivisht.
“Nuk është dëshirë e jona por është obligim nga rezoluta që kanë nxjerr delegatët e kongresit të 24 shkurtit. Qeveria sot e nesër duhet të debatoj çështjen tonë dhe të marr vendim meritor që të realizoj kërkesën tonë, që është sublime që është çështje e ligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve 90-ta. Greva e 13 prillit nuk është me afat të caktuar, por uroj që Qeveria sot ta kryejë detyrën e vet dhe të jap dritën e gjelbër që ligji të shkoj në parlament. Nëse ndodh e kundërta, që nuk e dëshiron askush, greva më 13 prill fillon dhe nuk i dihet fundi . Ajo do të zgjas deri në realizimin e kërkesës së SBASHK-ut”, tha Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj tha se testi i PISA-s ka filluar sot të mbahet në komunat e Kosovës dhe është i vetëdijshëm që greva nuk do të ndikojë mirë, por sipas tij qeveria duhet të kryej obligimin moral që ka ndaj arsimit të viteve 90-ta, ku shumë mësimdhënës kanë bërë sakrificë për ta mbajtur gjallë arsimin në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në një intervistë dhënë Telegrafit ka thënë se vazhdimisht ka pasur takime me SBAShK-un.
Bytyqi theksoi se ka qenë përpjekje e tyre e vazhdueshme që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të shkojë sa më shpejt në Parlament, ndonëse duket se ka probleme me buxhet.
“Qeveria është duke punuar dhe do të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament dhe kemi kërkuar mirëkuptim nga SBASHK-u, të mos futen në grevë mësimdhënësit për arsye se vërtetë jemi në një fazë të rëndësishme këtë vit, sepse po mbahet testi PISA. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces, sepse është proces i jashtëzakonshëm për neve dhe për Kosovën”, ka theksuar Bytyqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE