LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Greva nuk do të ndërpritet, edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale

SBASHK: Greva nuk do të ndërpritet, edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale

Me fillimin e grevës në ditën e 11-të, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është gjendur në mesin e grevistëve në komunën e Gjilanit, gjegjësisht në SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc në ora 9 e 30 minuta, ku kanë vazhduar në çerdhen “Ardhmëria 2” nga ora 10 e 20 minuta, SHFMU “Selami Hallaqi” në ora 11 dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” në ora 11 e 40 minuta.

Sipas një njoftimi, delegacioni i SBASHK-ut me grevistët bashkëbiseduan shtruar dhe shprehën brengosjen se edhe në ditën 11 të grevës, institucionet e Kosovës nuk po tregojnë gatishmëri për t’i plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit – ishte kërkesë e të gjithë grevistëve që në asnjë formë mos të ndërpritet greva edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale, së paku pa i plotësuar kërkesat tashmë të njohura ose tërheqja e Ligjit.


“Vlen të theksohet se prezent ishte edhe kryetarja e prindërve e komunës së Gjilanit, e cila u shpreh në emër të prindërve që përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, duke apeluar që institucionet të angazhohen në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

“Sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë”, thuhet tutje në njoftim.

Po sipas njoftimit, Këshilli Qendror Grevist e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror.

“Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/