LAJMI I FUNDIT:

Saudi Aramco në bisedime për shitjen e mbi 10 miliardë dollarë aksione

Saudi Aramco në bisedime për shitjen e mbi 10 miliardë dollarë aksione

Gjiganti arab i naftës Saudi Aramco është në bisedime serioze për shitjen e 49 për qind të aksioneve të tubacioneve të saj të naftës të një konsorciumi për midis 10 deri 15 miliardë dollarë.

Siç raporton Wall Street Journal, marrëveshja për transferimin e aksioneve te një grup që përfshin investitorë të huaj dhe vendas pritet të shpallet sa më shpejt këtë javë.


Saudi Aramco e cila ka siguruar se mbetet në kontrollin operacional të aseteve duke mbajtur shumicën e aksioneve në biznesin e tubacionit, është në bisedime për të shitur aksionet e pakicës tek një grup investitorësh që mund të përfshijnë gjigantin e blerjeve të SHBA-së Apollo Global Management, kompaninë investuese të energjisë EIG Global Energy Partners, fondin kinez të infrastrukturës Silk Road Fund dhe China Reform Fund Management, së bashku me kompanitë saudite të fondeve të pensionit.

Nëse palët pajtohen, do të ngrihet një ndërmarrje e përbashkët, e cila do të marrë të ardhura nga Aramco për kalimin e naftës përmes tubacioneve.

Megjithatë, detaje të mëtejshme të marrëveshjes për ndarjen e të ardhurave nuk janë publikuar ende. /Telegrafi/