LAJMI I FUNDIT:

Satapetka, vendi ku muslimanët festojnë Bajramin edhe me komunitetet tjera (Video)

Satapetka, vendi ku muslimanët festojnë Bajramin edhe me komunitetet tjera (Video)

Familja Latifi nga fshati Satapetkë e komunës së Sopishtës që në orët e hershme të mëngjesit hapi dyert për t’i pritur mysafirët me rastin e festës së fitër Bajramit. Në mesin e mysafirëve të parë që erdhën për urime ishin fqinjët maqedonas nga fshati Rakotincë. Këtë traditë e ruajnë me dekada të tëra, ndërsa i pari i shtëpisë nuk e fsheh kënaqësinë që asgjë nuk ua ka prishur bashkëjetesën me vite të tëra.

Mysafirët tradicionalisht u shërbyen me bakllavë dhe kadaif, ndërsa në sofrën e bajramit kishte bonbone dhe llokum. Megjithatë, për ta nuk është edhe aq e rëndësishme se çka ka në tryezë. Thonë se vetëm kanë ardhur për t’ua uruar festën personave me të cilët e ndajnë përditshmërinë.


”Kjo traditë është e kamotshme, ata vijnë te ne, ne shkojmë te ata dhe jetojmë. Këtu nuk ka pasur kurrfarë problemi mes shqiptarëve dhe maqedonasve, çdoherë kemi jetuar mirë, në ora 12 të natës nëse më kanë thirrur u kam dalë në ndihmë dhe anasjelltas. Dëshiroj që edhe të rinjtë ta vazhdojnë këtë traditë” – u shpreh Tomislav Aleksovski për Alsat-M, banor i f. Rakotincë.

Prej këtu mysafirët kanë shkuar për t’ua uruar bajramin edhe familjeve tjera myslimane në këtë anë.

”Ka grupe edhe në Çiflik edhe këtu. Ne tani do të shkojmë në një shtëpi tjetër dhe deri ka ora tre do i kalojmë. Por do hamë më pak ëmbëlsira, që mos të na rritet sheqeri” – tha Zoran Simonosvski, banor i f. Rakotincë.

Banorët e kësaj ane kujtojnë se më herët nën patronatin e komunës edhe festat krishtere edhe ato myslimane janë festuar në mes të fshatit, por viteve të fundit komuna ka ndërprerë këto organizime, megjithatë banorët kanë vazhduar traditën duke uruar njëri tjetrin në mënyra të organizuara dhe individuale.

”Festohej dhe ishte bukur, në mes të fshatit, në ndonjë fushë ose para komunës, por tani ajo traditë në dy mandatet e fundit u ndërpre. Kjo ishte përmes komunës, por mendoj se do të vazhdojmë” – tha Tomislav Aleksovski, banor i f. Rakotincë.

Krishterët dhe myslimanët këtu së bashku i festojnë festat e Kurban Bajramit, Pashkët dhe Krishtlindjet dhe gjeneratave të reja u porositin që ta vazhdojnë traditën, të cilën e konsiderojnë si pasuri për bashkëjetesë në këtë rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori