LAJMI I FUNDIT:

Sassoli: Parlamenti Evropian pret nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Sassoli: Parlamenti Evropian pret nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian pret fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, theksoi kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në konferencën për shtyp për Brexitin duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur se çka domethënë Brexiti për politikën e zgjerimit të BE-së, kryetari Sassoli përkujtoi se para disa ditëve realizoi takim me të gjithë spikerët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


“Shpresojmë se do të mund të fillojmë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pozicionin tonë ju e dini mirë. Është e nevojshme që të hymë në dialog, na presin aq shumë ndryshime, ekonomike, sociale, të sigurisë të cilat na prekin të gjithëve, dhe bisedimet me kryetarët ishin shumë të rëndësishme”, deklaroi Sassoli.

Kryetari i shtëpisë evropiane parlamentare dërgoi porosi edhe te euroskeptikët në Britani, por edhe në Bashkimin Evropian.

“Ka forca të cilat tentojnë ta dobësojnë BE-në, cila është agjenda e tyre? Ne jemi ekonomia më e madhe në botë dhe dëshirojmë që të vendosen rregulla sepse rregullat na ndihmojnë që t’i mbrojmë qytetarët më të ndjeshëm, pa rregulla sundon ligji i xhunglës, pa rregulla më të prekurit do të shtypen nga më të fuqishmit, e ky nuk është Bashkimi Evropian”, deklaroi Sassoli duke shkaktuar një duartrokitje të zëshme në sallën e konferencave.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori