LAJMI I FUNDIT:

SASHK-u anulon grevën e përgjithshme

SASHK-u anulon grevën e përgjithshme

Gjatë ditës së nesërme pritet të kumtohet Marrëveshja mes Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit. Ministri Arbër Ademi shprehet optimist se deri nesër do të përafrohen qëndrimet dhe do të vije deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Nga ana tjetër kreu i sindikatës Jakim Nedellkov thekson se anulimi i grevës bëhet me qëllim që t’i jepet kohë dhe hapësirë Ministrisë së Arsimit që të siguroj mjetet e nevojshme për kërkesat e SASHK-ut.

“Kërkesat e SASHK-ut për rritjen e pagave që u dorëzua tek ministria e arsimit dhe që kishte të bëj me rritjen e pagave, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e statusit ekonomik të punonjësve të arsimit. Sot në mbledhje të këshillit SASHK-u solli vendim që të ngrij vendimin për grevë të përgjithshme. Kjo u bë për shkak të analizave që i dorëzoi MASH, sepse për të pranuar kërkesën tonë ministria ka kërkuar kohë, për të gjetur mjete që të plotësoj kërkesën tonë. Përveç kësaj kërkese që është prioritet gjatë kësaj periudhe në të ardhmen prioritet do të jenë edhe kërkesat tjera tona që janë dërguar deri te MASH”, deklaroi Jakim Nedelkov.


“Edhe sot kolegët nga institucioni imë por edhe institucioneve tjera po bëjnë përpjekje për të siguruar mjetet e domosdoshme për rritjen e pagave. Andaj jam këtu që të mos vijmë deri tek ndonjë vendim i SASHK-ut që të mos e përkeqësoj situatën”, tha Ademi.

Kryeministri Zoran Zaev sot më herët përpara gazetarëve deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë Ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori