Sasa Hoda shpreh haptazi pëlqim për një banor të Big Brother

Banorja nga Gjakova, Sasa Hoda, ka bërë një deklaratë të hapur për ndjenjat e saj ndaj një banori tjetër të Big Brother VIP Kosova 4.
Gjatë një bisedë me Ardit Stafaj, ku ishte i pranishëm edhe Kushtrim Kelani, Sasa nuk ka kursyer fjalët për të shprehur pëlqimin që ka për Kushtrimin.
“Kushtrimi shumë simpatik, si djalë, i edukuar, po më pëlqen, po më shkon me të", tha ajo.

Tutje, Sasa shtoi se banori e ka pyetur nëse ajo po luan me ndjenjat e tij, duke thënë: “Tani ky po më thotë je duke luajtur, unë e thashë kështu në përgjithësi".
Reagimi i saj ka ngjallur kureshtje te banorët e tjerë dhe ndjekësit e spektaklit, duke shtuar tensionin dhe emocionin brenda shtëpisë.
Është diskutuar tejet shumë edhe në rrjete sociale mundësia e një lidhjeje të mundshme mes Sasës dhe Kushtrimit.
Kjo nxit më shumë debat brenda shtëpisë, duke treguar se ndjenjat dhe simpatitë personale vazhdojnë të jenë pjesë e intrigës së spektaklit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


























































