LAJMI I FUNDIT:

Sarah Jessica Parker ka ende çdo veshje që ka veshur në “Sex and the City”

Sarah Jessica Parker ka ende çdo veshje që ka veshur në “Sex and the City”

Në kopertinën e dhjetorit 2021 të Vogue, Sarah Jessica Parker zbuloi se ajo ende zotëron çdo veshje që ka veshur gjatë të gjashtë sezoneve dhe dy filmave të “Sex and the City”.

“Unë i kisha të gjitha gjërat origjinale në gardërobën time”, tha aktorja 56-vjeçare, duke shtuar se ajo mori disa rekuizita përveç rrobave të personazhit të saj Carrie Bradshaw.

“Mobilje, rroba, gjithçka, të paketuara sipas sezonit, episodit dhe skenës”, vazhdoi ajo. “Kam mbajtur çdo gjë”.

Ajo mori Vogue me veti në një turne në dollapin e saj duke i treguar të gjitha, nga Manolo Blahniks i famshëm i Carrie deri te pantallonat e saj të mahnitshme Dolce & Gabbana.

Përveç ekspozimit të arkivave të saj mbresëlënëse, Parker foli edhe për plakjen në Hollywood gjatë intervistës së saj, duke kritikuar komentet negative për flokët e saj hiri. /Telegrafi/