Sara Gjordeni dhe Bardhi, ish-konkurrentët e edicionit të tretë të BBVA-s, po bëhen prindër.

Ishte Sara ajo e cila e konfirmoi këtë duke publikuar një video në rrjetet sociale.


“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”, shkroi Sara në postimin e saj.

Bardhi dhe Sara filluan romancën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe ishin ndër çiftet më të pikasur në shtëpi.

Snapinsta.app 432671628 1064325028201293 6128960624900063892 n 1080 1

Sara u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.

Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi bëri deklarata të forta për Sarën duke thënë se e shihte si nënën e fëmijëve të tij. /Telegrafi/

Snapinsta.app 433752956 784305487086738 3132591912625747619 n 1080 2

Snapinsta.app 432716544 258532513978771 1491970972001967229 n 1080