Sapo kishte mbaruar renovimin më të gjerë në historinë e tij, përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Londrës (Video)

Ekipet e zjarrit janë parë duke luftuar një zjarr të madh në hotelin luksoz Mandarin Oriental në qendër të Londrës.
Siç raportojnë mediat britanike, tymi i zi ishte parë duke dalë horizont të kryeqytetit britanik nga hoteli në Uilliam Street, Knightsbridge, ku dhomat fillojnë nga 600 funte për një natë.
Brigada e zjarreve në Londër tha se 15 makina dhe 97 zjarrfikës janë gjendur në vendin e ngjarjes.
Hoteli sapo kishte mbaruar rinovimin më të gjerë në historinë e tij 115-vjeçare, me dhomat që u hapën përsëri më 29 maj.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani nuk dihet shkaktari i zjarrit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































