Santiana Maloku e thekson sërish: Nuk kam ndjenja për Bucin

Santiana Maloku ka folur sërish për raportin e saj me banorin Ylli Dervishi në spektaklin e së premtes (29 dhjetor).
Kjo pasi atyre iu publikua sërish një klip, ku banorët po flisnin për veprimet e dyshes.
Pas klipit, bukuroshja gjakovare u shpreh se nuk ndjen asgjë për Bucin dhe anasjelltas.
Ajo e theksoi edhe këtë herë se ka ndjenja për personin jashtë, pasi ka zbuluar se ka partner.
"Unë kam ndjenja për personin që e kam jashtë, edhe Buci ka ndjenja për personin që e ka jashtë", u shpreh ajo.
Konkurrentët më pas shprehën mendimet e tyre në lidhje me atë që kanë parë te dyshja.
Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodh në vazhdim mes tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































