LAJMI I FUNDIT:

Santiago Malkos dyshohet se u qëllua me dy armë

Santiago Malkos dyshohet se u qëllua me dy armë

Ndaj Santiago Malkos, i ekzekutuar në një atentat mbrëmjen e së martës, dyshohet  se është qëlluar nga dy armë kallashnikov. Në mjetin që u dogj në kodrat e fshatit Ferraj, policia ka gjetur dy armë, si dhe 6 krehra me fishekë. Nga këta automatikë, grupi hetimor dyshon se është qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej 26-vjeçari.

Armët janë dërguar në laborator për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Prokuroria është duke verifikuar edhe telefonin personal të viktimës, për bisedat e tij dhe nëse mund të ketë material që mund të shërbejë për të hedhur dritë mbi krimin.


Në pyetje janë marrë dhjetëra persona që besoheshin se mund të kishin informacione të vlefshme për të zbuluar autorët. Por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit. Në pyetje janë marrë dhe familjarët e 26-vjeçarit, të cilët kanë sqaruar se Malko nuk kishte probleme dhe se e kishte lënë pas jetën problematike.

Grupi hetimor deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar. Pistat hetimore që po ndiqen janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me të kaluarën e ish-efektivit të policisë.

Në 2016, ai është përfshirë në një konflikt me armë më dy vëllezër për çështje borxhi. Gjithashtu sipas hetuesve, ai ka qenë i përfshirë në disa raste fajdesh. Ndërsa po verifikohet edhe përfshirja e tij në ngjarje kriminale të ndodhura në Durrës. /klan

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori