Të martën është mbajtur nata e parë e festivalit të njohur italian, ‘Sanremo 2023’.

Pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë është edhe artistja e njohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa.


Me gjithsej 14 pjesëmarrje dhe dy fitore në meritë, Anna Oxa është gati të pushtojë edhe një herë skenën dhe publikun e Sanremos.

ana1

E konsideruar si mbretëresha e modës e Teatrit Ariston, këngëtarja me prejardhje nga Kruja e Shqipërisë, konkurroi e fundit në natën e parë me këngën "Sali (canto dell'anima)".

Anna Oxa [e lindur si Anna Hoxha] shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante, ku kishte veshur një fustan të zi të gjatë.

ana2

Me vetulla shumë të holla dhe flokë shumë të gjatë prej biondeje, ajo i ‘vuri flakën’ skenës me paraqitjen e saj.

Për ta karakterizuar atë, dekolteja e rrumbullakët dhe pjesa e poshtme voluminoze ishin stiluar së bashku me një detaj të dekonstruktuar dhe një dantellë litar të aplikuar në kontrast.

ana3

Ishte viti 1978 kur Anna Oxa u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit “Ariston” me një pamje androgjene në festivalin ‘Sanremo’.

Festivali i muzikës italiane do të ketë të enjten natën e dytë të konkurrimit dhe të shtunën natën finale, ku do të përcaktohet fituesi, i cili do të prezantojë Italinë në ‘Eurovision 2023’. /Telegrafi/

ana10

ana11 Anna Oxa në 'Sanremo 2023' (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

ana12 Anna Oxa në 'Sanremo 2023' (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

ana4

ana5

ana6