LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet ndaj Rusisë, ekspertët e Yale University thonë se ekonomia e Vladimir Putinit është e paralizuar

Sanksionet ndaj Rusisë, ekspertët e Yale University thonë se ekonomia e Vladimir Putinit është e paralizuar

Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë sepse ekonomia e Vladimir Putinit është e paralizuar. Ky përfundim vjen nga një studim i Yale University, duke shtuar se ata që mendojnë se sanksionet nuk kanë pasoja në ekonominë ruse nuk kanë njohuri në ekonomi.

Studimi i Yale u bë i mundur nëpërmjet një analize të hollësishme të të gjitha të dhënave dhe informacioneve në dispozicion, duke përdorur dokumente në gjuhën ruse. Por dhe burime të ndryshme nga partnerë tregtarë ndërkombëtarë, si dhe falë përpunimit të të dhënave për dërgesat, duke përfunduar në një analizë përmbyllëse të kushteve të ekonomisë ruse pesë muaj pas pushtimit të Ukrainës.


Përfundimi është i qartë: sanksionet po paralizojnë në mënyrë katastrofale ekonominë ruse, kjo pasi pozicionimi i Rusisë si eksportues i lëndëve të para është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme, sepse tani vendi negocion nga një pozicion i dobët me humbjen e tregjeve të saj tradicionalë.

Importet ruse kanë rënë në pjesën më të madhe të tyre dhe vendi duhet të përballet me sfidat të vështira për të siguruar produkte të rëndësishme, përfshirë dhe materiale teknologjike duke u përballur aktualisht me një reduktim furnizimesh për ekonominë shtëpiake.

Prodhimi i Brendshëm rus ka ndaluar totalisht dhe nuk ka asnjë mundësi për zëvendësimin e aktiviteteve, prodhimeve dhe vendeve të punës. Një situatë që ka shkaktuar një rritje të menjëhershme çmimesh si dhe shqetësim tek konsumatorët.

Me eksodin e shoqërive të huaja, Rusia ka humbur një kuotë deri në 40 për qind të PBB-së së saj, duke fshirë frytet e investimeve të huaja në 30 vitet e fundit.

Putin po mbështetet tek një ndërhyrje fiskale dje monetare që është e paqëndrueshme, në përpjekje për të përballuar dobësitë ekonomike strukturore. Rezultati i këtij vendimi është shterimi i rezervave të jashtme dhe financat e Kremlinit janë shumë në vështirësi.

Tregjet financiare ruse konsiderohen si më të këqijtë këtë vit, në momentin që Rusia është lënë jashtë tregjeve ndërkombëtare duke kufizuar kapacitetin e saj për të pasur qasje në financimet e domosdoshme për të gjallëruar ekonominë e saj.

Secila nga përfundimet e studimit është argumentuar dhe mbështetur nga një analizë të qartë të shifrave dhe të të dhënave të mbledhura. /Telegrafi/