Newcastle dhe Aston Villa po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur mes tyre, ku nuk kanë munguar golat në pjesën e parë.

Mesfushori italian Sandro Tonali i ardhur në këtë afat kalimtar ka arritur të shënojë që në debutim.


Zhvillohej minuta e shtatë e takimit, kur Tonali nga afër tundi rrjetën për 1-0.

https://twitter.com/FunnyAgent007/status/1690402598627713024

Por nuk vonoi shumë dhe Moussa Diaby barazoi shifrat në 1-1, edhe ky në debutim me Aston Villan.

Janë dy golat më të shpejtë në një ndeshje të shënuar nga dy debutues në Ligën Premier.

Laraskat morën epërsinë me golin e Alexandre Isak në minutën e 16-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app