Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, Jadon Sancho nuk synon rikthimin në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sancho u transferua te Dortmundi nga Manchester City në verën e vitit 2017 duke shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sancho të jetë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt gjithashtu ka qenë i lidhur me një kthim në Angli, por thotë se është i lumtur këtu ku është.

Jadon Sancho

"Unë do të qëndroj këtu", ka thënë fillimisht Sancho për Goal.

"Unë vetëm dua të luaj futboll dhe kam rastin të bëj këtë. Tani jam i lumtur".

"Barriera gjuhësore më shqetësonte, por kur erdha këtu dhe të gjithë flisnin anglisht u rehatova".

"Gjermanishtja ime nuk është më e mira, por po mësoj", përfundoi anglezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app