Samsungu futet në industrinë e automobilizmit

Gjiganti teknologjik Samsung ka njoftuar se do të krijojë një skuadër për të krijuar teknologjinë për automobilat e rinj, duke paralajmëruar futjen në industrinë automobilistike.
Skuadra e re do të fokusohet në krijimin e pjesëve që do të përdoren në automobilat vetë-vozitës, raporton WSJ.
Samsungu, që njihet për telefona të mençur, ka krijuar edhe ekrane dhe pajisje tjera elektronike për televizorë dhe makinat për larje.
Ky njoftim ishte konfirmimi i parë zyrtar për inkuadrim në industrinë e automobilizmit. Samsungu tani pritet të luajë rol të rëndësishëm në informatat teknologjike në automobilizëm.
Një veprim të tillë nga kompanitë teknologjike kanë marrë edhe Google dhe Apple.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































