Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung

Samsung Electronics prezantoi partneritetin global ekskluziv me markën më të njohur të kitarave në botë, Fender, për të sjellë për herë të parë në televizorë versionin TV të Fender Play në Samsung TVs 1 gjatë vitit 2026.
“Me mësime të bazuara në video në Samsung TVs, të mësuarit e një instrumenti përshtatet natyrshëm në jetën e përditshme dhe i ndihmon muzikantët të arrijnë objektivat e tyre më shpejt,” tha Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics.
“Duke sjellë Fender Play në televizorë për herë të parë, Samsung po e shndërron ekranin më të madh në shtëpi nënjë hapësirë për të mësuar dhe luajtur së bashku.”
Përdoruesit mund të zgjedhin një rrugë mësimi për katër instrumente të ndryshme: kitarë elektrike, kitarë akustike, bas ose ukulele. Muzikantët kanë gjithashtu akses në kurse on-demand sipas nivelit të aftësive, secili me një gamë të gjerë mësimesh hap pas hapi, të ndërtuara rreth këngëve të njohura. Përmes Jam Mode, përdoruesit mund të zgjedhin një sfond argëtues dhe të luajnë së bashku me këngë të kuruara nga zhanre të ndryshme, duke e shndërruar ekranin e tyre në një skenë.

Samsung do të prezantojë live këtë eksperience në CES 2026, me demonstrime në ekran që do të shfaqin përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit. Me 20 vite radhazi si lider në tregun global të televizorëve, Samsung ofron cilësi figure, tingulli dhe besueshmëri që i mbajnë përdoruesit e rinj të angazhuar teksa zhvillojnë aftësitë e tyre.
“Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit të Fender Play te përdoruesit e Samsung TV, duke i ndihmuar entuziastët e kitarës të çojnë aftësitë e tyre në një nivel tjetër,” tha Cliff Kim, Zëvendëspresident për Strategjinë e Rritjes, Produkte Digjitale në Fender dhe President i Fender Play Foundation. “Misioni ynë ka qenë gjithmonë të edukojmë dhe të frymëzojmë muzikantët në mbarë botën dhe ky partneritet u jep dashamirësve të muzikës mundësinë të mësojnë, të ushtrojnë dhe të luajnë me mësimet interaktive dhe me cilësi të lartë të Fender Play, drejtpërdrejt në Samsung TV.”

Aplikacioni do të publikohet në gjysmën e parë të vitit 2026. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese.Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur,inteligjente dhe intuitive.
Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

Rreth Fender Musical Instruments Corporation
Që nga viti 1946, Fender ka revolucionarizuar muzikën dhe kulturën si një nga prodhuesit, shitësit dhe distributorët kryesorë në botë të instrumenteve muzikore. Fender Musical Instruments Corporation (FMIC) - portofoli i së cilës i brendeve në pronësi dhe të licencuara përfshin Fender®, Squier®, Gretsch® Guitars, Jackson®, EVH®, Charvel®,Bigsby® dhe PreSonus® – ndjek një qasje të përqendruar te muzikantët për krijimin e instrumenteve dhe përvojave digjitale të cilësisë më të lartë në zhanre të ndryshme. Që nga viti 2015, departamenti digjital i Fender ka prezantuar një ekosistem të ri produktesh dhe përvojash interaktive që i shoqërojnë muzikantët në çdo fazë të rrugëtimit të tyre muzikor. Këtu përfshihen aplikacione dhe platforma inovative për mësim, të dizajnuara për të plotësuar kitarat Fender, përforcuesit, pedalet e efekteve, aksesorët dhe pajisjet profesionale audio, duke i frymëzuar interpretuesit përmes një përvoje muzikore gjithëpërfshirëse. FMIC është e përkushtuar të çlirojë fuqinë e shprehjes muzikore për të gjithë artistët, nga fillestarët deri te legjendat që kanë bërë histori. Në vitin 2026,Fender feston 80 vite duke u dhënë artistëve “krahë për të fluturuar”, duke vazhduar vizionin e themeluesit të sajLeo Fender dhe duke lidhur muzikantët përmes dashurisë së përbashkët për muzikën.



















































