Samsung prezanton Galaxy XCover Pro: Një smartphone elegant, të qëndrueshëm dhe të ndërtuar për biznes
Me dizajnin e tij premium, funksionalitetin të orientuar drejt biznesit dhe bashkëpunimet e fuqishme me partnerët, Galaxy XCover Pro fuqizon klientët me ekuilibrin e përsosur të stilit intuitiv dhe produktivitetit.
Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy XCover Pro, një smartphone të dizenjuar dhe projektuar për punonjësit e vijës së parë në një larmi industrish në të gjithë botën. Galaxy XCover Pro rivizualizon plotësisht smartphone-in e biznesit, duke ofruar një pajisje të qëndrueshme, por edhe elegante për konsumatorët. Galaxy XCover Pro është ndërtuar në bazë të tipareve premium të trashëgimisë së telefonave inteligjentë Samsung, duke përfshirë një ekran të plotë, bateri të qëndrueshme dhe mbrojtje nga platforma e sigurisë Samsung Knox. Për më tepër, pajisja është përmirësuar me zgjidhje unike të ofruara nga partnerët për t’u përdorur në një gamë të gjerë skenarësh biznesi, duke përfshirë aftësinë për të integruar funksionin e sapo lançuar walkie talkie në Microsoft Teams.
“Galaxy XCover Pro është një reflektim i rritjes së investimeve dhe angazhimit të Samsung në tregun B2B,” tha DJ Koh, President dheCEO i Departamentit të IT dhe Telefonisënë Samsung Electronics. “Ne besojmë se tregu i lëvizshmërisë së biznesit është gati për transformim në vitin 2020 dhe ne synojmë të jemi lider në lançimin e një platforme të hapur dhe bashkëpunuese celulare për gjeneratën e ardhshme të fuqisë punëtore të mundësuar dixhitalisht.”
“Microsoft dhe Samsung kanë një histori të gjatë të bashkimit të harduerit dhe softuerit më të mirë për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të klientëve tanë,” tha Satya Nadella, CEO i Microsoft. “Kombinimi i fuqishëm i Microsoft Teams dhe Galaxy XCover Pro bazohet në këtë partneritet dhe do t’i sigurojë punëtorëve të vijës së parë kudo teknologjinë e nevojshme për të qenë më bashkëpunues, më produktivë dhe më të sigurt.”
Një Pajisje që Vë në Punë Stilin dhe Qëndrueshmërinë
Me Galaxy XCover Pro, Samsung sfidon aktualitetin me një telefon të ri celular të optimizuar për një gamë të gjerë të industrive, përfshirë shitjen me pakicë, prodhimin, kujdesin shëndetësor dhe logjistikën. I lehtë dhe i hollë, Galaxy XCover Pro ofron shumë më tepër sesa një pajisje tradicionale biznesi; ai është celulari më elegant dhe modern në treg, i gjithi në një.
Pajisja ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68, dhe është e aftë t’ibëjë ballë rënieve deri në 1.5m, edhe pa një kasë mbrojtëse, dhe është e çertifikuar me MIL-STD 810G për mbrojtje të besueshme kundër lartësisë ekstreme, lagështisë dhe kushteve të tjera të rënda mjedisore. Mbështetja dhe përputhshmëria e karikimit Pogo me karikimin e palëve të treta sigurojnë që telefoni të jetë gjithmon gati për ditën e punës, dhe një bateri 4,050mAh që zgjat edhe pasi dita ka përfunduar.Për kohët kur nevojitet edhe më shumë energji, bateria është e zëvendësueshme – thjesht fusni baterinë rezervë dhe vazhdoni.
Galaxy XCover Pro lejon përdoruesit të përshtasin përvojën e tyre me dy çelësa të programueshëm për të krijuar veprime të personalizuara me një klik. Ky funksionalitet i bën flukset e ndërlikuara të punës të thjeshta duke i lënë përdoruesit të hapin skanerin, të ndezin elektrikun e dorës ose të futen në një aplikacion CRM, pa lëvizur nëpër aplikacione, menu, madje edhe pa parë në ekran.
Gjithashtu, duke hequr butonin fizik të home, Samsung ka rritur elegancën dhe thjeshtësinë e dizajnit të telefonit duke ruajtur në të njëjtën kohë fortësinë e tij. Galaxy XCover Pro ofron një ekran të qartë cep më cep6.3 ”FHD + Infinity me touchscreen të përmirësuar, të aftë për të punuar në çdo gjendje, përfshirë shiun ose borën. Për përdoruesit në terren, modaliteti “glove” lejon përdorimin e dorashkave dhe veçoria e re e mesazheve zanoretë kthyera në tekst siguron diktim dhe mesazhe në kohë reale për komunikim të thjeshtë dhe të përshtatshëm.
Zgjidhje e Plotë edhe në Terren Mundësuar nga Ekosistemi i Partnerëve të Samsung
Galaxy XCover Pro është i aftë të përmbushë të gjitha nevojat e industrisë celulare dhe përmban gjithçka që klientët kanë pritur nga Samsung. Profesionistët dhe punonjësit e fushës mund të shijojnë funksionalitetet tyre të preferuara për celular nga ekosistemi i gjerë i partnerit të Samsung, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e inventarit, përpunimin e pagesave dhe komunikimin në lëvizje në kohë reale.
Galaxy XCover Pro është gati për biseda me dy çelësat e tij të programueshëm, që lejojnë përdoruesit të qëndrojnë në kontakt me këdo gjatë gjithë ditës me një shtypje të thjeshtë të një butoni, përfshirë zyrën kryesore, shpërndarësit ose anëtarët e ekipit në terren. Për ta bërë më të lehtë komunikimin mes kolegëve, Samsung bashkëpunoi ngushtë me Microsoft-in për të prezantuar Microsoft Teams, dhe aftësinë e tij të re walkie talkie në Galaxy XCover Pro, duke e bërë atë zgjidhjen e parë të partneritetit që shfrytëzon veçorinë push-to-talk.
Samsung gjithashtu fuqizon punëtorët në të gjitha industritë me zgjidhje celulare që ndihmojnë në përmbushjen e detyrave të përditshme përmes softuerëve dhe zgjidhjeve harduer nga Infinite Peripherals, KOAMTAC, Scandit dhe Visa.Partnerët e autorizuar të shitjeve mund të gjurmojnë pagesat e inventarit dhe proceset, me skanimin e disponueshëm të barkodit.Ata mund të shfrytëzojnë nga pika e shitjes së gatshme për përdorim (mPOS), modulet e pagesave të së cilave janë në dispozicion bazuar në SDK.
Galaxy XCover Pro do të ketë gjithashtu Samsung POS, një zgjidhje me bazë celulare (POS) që është aprovuar nga programi pilot Visa’s Tap to Phone. Kjo zgjidhje e përbashkët ndihmon shitësit duke i lejuar të qëndrojnë në kontakt me mënyrën se si konsumatorët preferojnë të paguajnë dhe largojnë nevojën për një pajisje POS të dedikuar me një zgjidhje të lehtë softuerike që është e besueshme, e përshtatshme dhe e sigurt. Softueri i sofistikuar i termninalit Tap to Phone bazohet në transaksionet me çip EMV për të gjeneruar të njëjtin funksionalitet, duke siguruar gjithashtu të dhënat financiare. Konsumatorët do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa brenda sekondave thjesht duke puthitur kartën, telefonin ose orën e tyre të zgjuarme Galaxy XCover Pro.
“Samsung Galaxy XCover Pro është një platformë e fortë POS për një transformim të vërtetë dixhital të shitjeve me pakicë,” tha Mary Kay Bowman, Drejtoreshë e Departamentit të Zgjidhjeve të Shitjeve në Visa. “Aplikimet e tij për biznese të tilla si kujdesi shëndetësor, linjat ajrore dhe restorantet janë një shembull i shkëlqyer se si Visa së bashku me Samsung mund të demokratizojnë qasjen në përvojat e pagesave që konsumatorët i presin gjithnjë e më shumë, pavarësisht se ku janë”.
Siguria e Shkallës së Lartë bashkohet me Menaxhimin e Orientuar drejt Sipërmarrjes
Përveç forcës së tij, Galaxy XCover Pro është gjithashtu i ndërtuar me siguri të së dhënave dhe është i mbrojtur nga platforma shumë-shtresore Knox e shkallës së lartë. Me Samsung Knox, profesionistët në terren mund të përfitojnë nga karakteristikat e përparuara të sigurisë, si mbrojtja e mbështetur nga pajisja, izolimi i të dhënave dhe kriptimi për të siguruar që informacionet kritike të biznesit janë të mbrojtura nga ndërhyrjet, viruset dhe kërcënimet e tjera. Pajisja gjithashtu përmban një lexues të gjurmëve të gishtërinjve dhe njohje të fytyrës për akses pa prekje në terren.
Me Samsung Knox, ndërmarrjet e mëdha mund të personalizojnë me shpejtësi dhe lehtësi pajisjet, dhe të menaxhojnë versionet e firmware-ve, duke i vendosur administratorët e IT-së nën kontrollin e menaxhimit dhe azhurnimeve të flotës së pajisjeve të tyre përmes Knox Configure dhe Knox E-FOTA. Në tregjet e përzgjedhura, Galaxy XCover Pro do të jetë në dispozicion si një Edicion i Sipërmarrjes, duke siguruar dy vjet disponueshmëri të tregut dhe katër vjet azhurnime të sigurisë për të siguruar vazhdimësinë e biznesit. Me Galaxy XCover Pro, Samsung vazhdon të ngrejë standartin për teknologji të posaçme për bizneset, të gatshme për përdorim kudo, në çdo kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Huawei “prezanton” modelin P9
BONEVET Kampi veror tani edhe në Prishtinë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë