Samsung ka vendosur të mos rrisë çmimet për modelin e ri të telefonave Galaxy S26, pavarësisht se ka pasur presion për shkak të rritjes së kostove të komponentëve dhe konkurrencës së fortë në treg.

Kjo do të thotë që çmimet e reja të S26-së do të mbeten të ngjashme me ato të paraardhësit të tij, Galaxy S25.


Raportet tregojnë se Samsung do të mbajë të njëjtat çmim fillestar për modelet kryesore: telefoni bazë S26, S26 Plus dhe S26 Ultra, pa ndryshime të mëdha krahasuar me çmimet e S25.

Në disa tregje çmimet mund të ndryshojnë pak për shkak të luhatjeve të valutës, por në përgjithësi strategjia është që përdoruesit të mos hasin rritje të çmimeve.

Vendimi është pjesë e përpjekjes së Samsung për të mbajtur konkurrencën me Apple dhe kompanitë kineze, të cilat gjithashtu po mbajnë çmime ose po ofrojnë produkte të forta pa rritje të çmimeve.

Samsung pritet t’i absorbojë disa nga kostot e larta të prodhimit për të mos rritur çmimin për konsumatorin final.

Në disa tregje, megjithatë, çmimet mund të rriten pak për shkak të faktorëve vendorë si valuta lokale.

Por në nivel global, Samsung synon ta mbajë çmimin e S26 pa ndryshime për të qëndruar konkurrues në tregun e smartfonëve premium. /Telegrafi/