Samsung Galaxy S8 pritet të debutojë me ekran Ultra High Definition dhe rezolucion jashtëzakonisht cilësor prej 4K.

Sipas Sammobile, Samsung do të fillojë me ekranin 4K në pajisjen e ardhshme, gjeneratën më të re të telefonit të linjës Galaxy, modelin S8.


Për më shumë, thuhet se ky hap do t’ia mundësojë kompanisë Samsung të hyjë në teknologjinë e re të botës virtuale.

Kompania tashmë ka demonstruar ekranin 5.5” 4K UHD në konferencën teknologjike SID 2016.

Analistët e tregut mendojnë se teknologjia do të jetë në kohë të përshtatshme e integruar në Galaxy S8.

Në anën tjetër, Galaxy S6 dhe S7 kanë sjellur ekran Quad HD. Në rast se trendi i rritjes së rezolucionit e përcjell hapin e deritanishëm, Galaxy S8 do të vijë me ekranin në diagonalen prej 5.5” UHD dhe rezolucionin 4K.