LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S7 shpërthen në duart e një gruaje, në një kafene (Foto/Video)

Samsung Galaxy S7 shpërthen në duart e një gruaje, në një kafene (Foto/Video)

Samsung është duke marrë një goditje financiare sa i përket çështjes së Galaxy Note 7. Kjo ka ndikuar gjithashtu edhe në reputacionin e kësaj kompanie, por duket se problemet e tyre nuk mbarojnë vetëm me kaq, përcjell Telegrafi.

Gabimet me baterinë e Galaxy Note 7 janë shkaktuar në prodhim!
Lexo po ashtu Gabimet me baterinë e Galaxy Note 7 janë shkaktuar në prodhim!

t111


Siç mund ta keni dëgjuar, kompania gjithashtu ishte paditur së fundmi për një shpërthim të një Galaxy S7 Edge, dhe tani duket se kemi një rast tjetër.

Një raportim nga The Sun në Britaninë e Madhe ka zbuluar se një telefon Samsung ka shpërthyer, dhe këtë herë është ai i Galaxy S7, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, 30-vjeçarja Sarah Crockett ishte në një restorant në mes të ditës me telefonin në dorën e saj kur telefoni filloi të fryhej dhe të dilte tym nga ai, ngjarje kjo që u kap nga kamerat e sigurisë në një kafene në Angli.

“Papritmas filloi të ‘rritej’ në dorën time dhe të nxehej. E lëshova mbi tavolinë. Brenda disa sekondave i doli tymi dhe unë u largova”.

Sipas një zëdhënësi të Samsung, “nuk ka çështje të njohura të sigurisë me pajisjet Galaxy S7. Kjo çështje është duke u hetuar dhe ekipet tona për shërbimet e klientit janë në kontakt me konsumatorin në lidhje me këtë çështje”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1ueOV0EpdPs

Në trend Fun

Më shumë
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Fun
Mbi 16 milionë pëlqime - loja e këtyre katër çamarrokëve ka pushtuar internetin

Mbi 16 milionë pëlqime - loja e këtyre katër çamarrokëve ka pushtuar internetin

Fun
Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Fun
Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Fun
Kanguri arratiset nga një kopsht zoologjik në Tajlandë

Kanguri arratiset nga një kopsht zoologjik në Tajlandë

Fun
Kalo në kategori