LAJMI I FUNDIT:

Samsung Electronics shpall “Epokën e Përvojës” në CES 2020

Samsung Electronics shpall “Epokën e Përvojës” në CES 2020

Samsung tregon teknologjitë dhe përvojat me në qendër njeriun – një robot të kujdesit personal, shtëpinë e së ardhmes me Inteligjencë Artificiale dhe një qytet të zgjuar të drejtuar nga IoT dhe 5G

Samsung Electronics shpalli “Epokën e Përvojës” në fjalimin hapës të CES. Si folësi kryesor, CEO dhe Presidenti i Elektronikës së Konsumatorit në Samsung, H.S. Kim paralajmëroi një dekadë të inovacionit me në qendër njeriun, që kombinon paisjet harduer dhe softuer për të krijuar përvoja të personalizuara që e bëjnë jetën më të përshtatshme, më të këndshme dhe më domethënëse.

Epoka e Përvojës do të transformojë mënyrën se si ne kujdesemi për veten dhe familjen tonë, si mund t’i përshtasim shtëpitë tona për të përmbushur nevojat tona individuale dhe si mund të ndërtojmë qytete inteligjente më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Duke paraqitur përparimet e tij të fundit në robotikë inteligjente, AI, 5G dhe informatikë, Samsung ofroi një vështrim në të ardhmen jo aq të largët, në të cilën këto teknologji do të bashkohen për të ofruar përvoja më të pasura dhe më adaptive për konsumatorët.


“Në Epokën e Përvojës, ne duhet të rimendojmë hapësirën që kemi për të akomoduar stilin tonë të larmishëm dhe evolues të jetesës,” tha H.S. Kim, President dhe CEO i Departamentit të Elektronikës së Konsumatorëve, në Samsung Electronics. “Ajo që e bën unike qasjen e Samsung është fakti se ne kemi një filozofi shumë të qartë të ndërtuar rreth inovacionit me në qendër njeriun. Ne ndërtojmë dhe krijojmë për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve. ”

Niveli tjetër i kujdesit personal

Në thelb të vizionit të Samsung, të përqëndruar tek njeriu, është kujdesi i personalizuar, përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së konsumatorëve duke përmbushur nevojat e tyre individuale. Gjatë fjalës së tij të hapjes, H.S. Kim zbuloi vizionin e Samsung për robotët si ‘shokë të jetës’ dhe prezantoi Ballie, një robot të vogël, që ju kupton, ju mbështet, dhe reagon ndaj nevojave tuaja për t’u ndihmuar në mënyrë aktive në shtëpi.

Samsung po tregon gjithashtu zgjidhje të përparuara dhe të personalizuara shëndetësore. Për shembull, kompania ka bashkëpunuar me Kaiser Permanente për të zhvilluar një zgjidhje virtuale të rehabilitimit kardiak të bazuar në shtëpi, që bashkon një orë inteligjente Samsung me një smartphone përmes Bluetooth. Aplikacioni HeartWise i Samsung i dërgon kujtime pacientit për t’u ushtruar, mbledh të dhëna për aktivitetin fizik dhe tregon vazhdimisht rrahjet e zemrës gjatë stërvitjeve. Këto të dhëna ngarkohen automatikisht përmes smartphone në tabelën e pacientit, në mënyrë që stafi mjekësor të mund të ndjeki përparimin e pacientit dhe të angazhohet me ta në përputhje me rrethanat.

Programi u mundëson përdoruesve të marrin pjesë në rehabilitimin kardiak në shtëpi pa i marrë kohë nga jeta e tyre e përditshme për të udhëtuar në një spital ose klinikë mjekësore. Rezultatet pozitive të programit të rehabilitimit kardiak në shtëpi u botuan në Katalizatorin New England Journal of Medicine (NEJM) vitin e kaluar. Samsung do të vazhdojë të zhvillojë zgjidhje të kujdesit shëndetësor që kujdesen për nevojat unike të individëve që mbështeten tek to.

Një shtëpi e përshtatur për ty

Samsung gjithashtu ofroi një vështrim në shtëpinë e së ardhmes. Federico Casalegno, Zyrtari Kryesor për Inovacionin e Dizajnit në Samsung Design Innovation Center, deklaroi se shtëpia do të ofrojë përvoja unike, gjithëpërfshirëse me risitë më të thella si AI, sensorë dhe analiza të të dhënave.

Ai drejtoi demonstrimin e parë gjithëpërfshirës me  teknologjinë GEMS (Gait Enhancing & Motivating System) të Samsung. Demonstrimi tregoi se si konsumatorët mund të përdorin syzet AR për të punuar me një instruktor personal virtual, të ngjiten në mal ose të ecin nën ujë, nga komoditeti i dhomës së tyre, ndërsa GEMS ka grumbulluar dhe analizuar rezultate për të dhënë rekomandime të personalizuara. Dhe tashmë, falë Samsung, një dhomë mund të shndërrohet me një ekran si MicroLED, një konvergjencë e programeve, AI, IoT dhe pajisjeve.

Samsung diskutoi gjithashtu për evolucionin e udhëtimit modern të kuzhinës, ku pajisjet bëhen partnerë gatimi – një kuzhinier personal dhe ndihmës pazari në një pajisje të vetme. Teknologjia inteligjente dhe inovative mund të rregullojë të gjithë përvojën ushqimore për konsumatorët – nga sugjerime të menduara për recetë dhe planifikimi i vaktit i përshtatur për preferencat personale deri tek pazari dhe gatimi. Kompania gjithashtu përmendi një stacion për rritje të prodhimeve  në shtëpi, dhe Bot Chef, një asistent robotik për përgatitjen e ushqimit.

Jetë urbane më e sigurt dhe më e qëndrueshme ne qytete inteligjente

Duke treguar për rritjen e urbanizimit global, Samsung vijoi me vizionin e qyteteve të zgjuara, ku sistemet inteligjente të mundësuara nga pajisjet inteligjente, platformat dhe të dhënat, do ta bëjnë jetën e qytetit shumë më të sigurt dhe më të lehtë.

Me teknologjinë IoT që zgjeron shtrirjen e saj përtej shtëpisë në të gjitha llojet e ndërtesave, vizioni thelbësor i Samsung qëndron në kursimin e energjisë, uljen e shkarkimeve dhe ndihmën për të arritur qëndrueshmërinë me rritjen e popullsisë. Ndërtesat e zgjuara gjithashtu do ta bëjnë jetën më të lidhur dhe më të përshtatshme. Për shembull, banorët e ndërtesave të zgjuara do të jenë në gjendje të fikin dritat, të menaxhojnë dërgesat ose të kontrollojnë vendet e parkimit me një komandë të thjeshtë ose me zë. Pajisjet inteligjente të instaluara në ndërtesat inteligjente do të kërkojnë riparime dhe do të adresojnë problemet para se banorët t’i vënë re këto çështje.

Në realizimin e qëllimit të krijimit të një qyteti të zgjuar me ndërtesa të zgjuara, Samsung theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të hapur. Kompania është duke punuar drejt ndërtimit të partneriteteve me ndërtuesit dhe menaxherët e pronave si Greystar Real Estate Partners, një zhvillues kryesor i pasurive të patundshme globale me bazë në Sh.B.A, me të cilin do të hartojë zgjidhje të zgjuara për ndërtimin.

Samsung demonstroi gjithashtu se si kombinimi i 5G, informatikës dhe AI-së ​​do të transformojë përvojën e transportit urban. Becher ndau vizionin e kompanisë për të udhëhequr epokën e re të automjeteve, me teknologjinë 5G që mundëson komunikimin që do të lidhë pa dyshim makinat me pjesën tjetër të qytetit.

Krijimi i një vendi më të mirë për të gjithë ne

Në përfundim të fjalimit të tij, H.S. Kim theksoi se kompania është e përqendruar në përdorimin e teknologjisë për të krijuar një vend më të mirë për të gjithë, duke u fokusuar tek: sigurina dhe privatësia, teknologjia për më mirë dhe qytetaria.

Kim sqaroi se si udhëheqës i industrisë, angazhimi i kompanisë për sigurinë e të dhënave dhe privatësinë personale nuk do të cënohet, dhe se mbrojtja e sigurisë dhe privatësisë do të jetë një përparësi kryesore. Ai deklaroi se gjëja më e rëndësishme është t’i bësh njerëzit të kontrollojnë informacionin e tyre, “Samsung kurrë nuk do t’i ndajë të dhënat tuaja me palët e treta pa pëlqimin paraprak dhe të drejtpërdrejtë nga ju”.

Ai më tej theksoi se Samsung Knox, platforma e sigurisë së kompanisë, do të vazhdojë të zgjerohet për të mbrojtur një grup në rritje të pajisjeve të Samsung – nga celulari dhe televizori te pajisjet shtëpiake dhe më shumë. “Ne do të sigurojmë më tej menaxhimin dhe transferimin e të dhënave duke avancuar përpjekjet tona për mbrojtjen e të dhënave me Inteligjencë Artificiale të pajisjes dhe teknologji blockchain.”

Samsung tregoi gjithashtu se si po inovon për mirë, me teknologji si Relumino, të cilat mund të ndihmojnë personat me shikim të dëmtuar; IGNIS, një mjet që ndihmon zjarrfikësit të jenë më të sigurt; dhe GEMS që ndihmon të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të lëvizin.

Samsung nënvizoi gjithashtu një shtyllë kryesore të vizionit të tij CSR, “Së bashku për nesër! Fuqizimi i Njerëzve” duke njoftuar zgjerimin e programit Samsung Innovation Campus në vitin 2020. Duke përdorur suksesin e shumë programeve arsimore nga dekada e fundit, Samsung Innovation Campus ofron trajnime mbi teknologjitë më të fundit AI, IoT dhe cloud. Samsung tha që kampusi ka arsimuar më shumë se 20,000 studentë nga 13 vende që nga fillimi i tij në 2019 dhe do të dyfishohet në madhësi këtë vit.

Duke siguruar arsim për brezat e ardhshëm, Samsung është duke vazhduar filozofinë e tij mbi zgjidhjen e problemeve sociale dhe fuqizimin e njerëzve për një botë më të mirë.

Për më shumë informacion në lidhje me detajet e shpalosura në CES 2020, përfshirë fotot dhe videot, ju lutemi vizitoni news.samsung.com.