LAJMI I FUNDIT:

Samsung e bën “të pamundurën” në modelin Galaxy X!

Samsung e bën “të pamundurën” në modelin Galaxy X!

Samsung ka ndërmarr hapin e parë zyrtar drejt krijimit të modeleve të reja të telefonave me ekran fleksibil, përmes zbulimit zyrtar të Galaxy X me ekran të lakueshëm LED.

Shfaqja e Galaxy X ka ndodhur në konferencën SID 2016 që është mbajtur në San Francisko.


Galaxy X mund të rrotullohet mirëpo për momentin nuk ka të përfshir shtresën e ndjeshme në prekje.

Kompania nuk është prononcuar lidhur me pyetjen se kur do të futet kontrolli I prekshëm në ekranin e Galaxy X.

Megjithatë, kjo pajisje thuhet të ketë ekran me rezolucion të plotë HD të madhësisë së njejtë me Note 5, prej 5.7”.

Edhepse S7 Edge dhe pajisjet tjera të reja nga Samsung kanë ekran të lakueshëm, Galaxy X pritet të jetë pajisja e parë me ekran të lakueshëm, fleksibil dhe të lakuar.