LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe Google lajmërojnë laptopin e ri Google Chromebook

Samsung dhe Google lajmërojnë laptopin e ri Google Chromebook

Google dhe Samsung kanë lajmëruar një laptop të ri të quajtur Chromebook dhe që vjen me një çmim mbreslënës prej 249 dollarëve.

Google Chromebook vjen me ekran prej 11.6 inç dhe rezolucion prej 1366×768 piksel, trashësi prej 0.8 inç dhe peshë prej 1.1kg, procesor dual core të ofruar nga Samsung Exynos 5 dhe me hapësirë ruajtëse prej 16gb.

Chromebook gjithashtu vjen me 100gb hapësirë online në Google Drive, WiFi, kamerë VGA, një port USB 3.0 dhe një USB 2.0, port HDMI dhe Buletooth 3.0.

Produkti i ri nga dy kompanitë është i gatshëm për para-porosi ndërsa do të hyj në treg për shitje javën që vjen në Amerikë dhe Britani të Madhe. /Telegrafi/