Sampdoria – Juventus, formacionet zyrtare

Sampdoria dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin italian, Serie A.
Zonja e Vjetër edhe mysafire e Sampdorias në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit italian.
Juventusi është në formë të mirë me katër fitore radhazi dhe dëshiron që këtë serie pozitive ta shfrytëzojë edhe ndaj Sampdorias në Luigi Ferraris.
https://twitter.com/jtv212/status/932211835683655680
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për Bianconerët pasi edhe Sampdoria po përjeton një super formë këtë fillim sezoni me pesë fitore nga pesë ndeshje në shtëpi.
Trajneri i Sampdorias ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Massimiliano Allegri ka vendosur për disa ndryshime të vogla, ku vërehet lënia në bankë e Paulo Dybala dhe portierit Gianluigi Buffon.
Sampdoria: Viviano; Bereszynski, Silvestre, Ferrari, Strinic; Barreto, Torreira, Praet; Ramirez; Quagliarella, Duvan Zapata



















































