LAJMI I FUNDIT:

Samiti në Sarajevë, vendi i mbajtjes do të jetë i tëri i mbuluar nga snajperët

Samiti në Sarajevë, vendi i mbajtjes do të jetë i tëri i mbuluar nga snajperët

Ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Dragan Mektiq, ka thënë të mërkurën se vendi i mbajtjes së samitit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë do të jetë i tëri i mbuluar nga snajperët.

Ai ka theksuar se në këtë mënyrë askush dhe në një asnjë mënyrë nuk do të mund të rrezikojë sigurinë e takimit dhe të kryeministrit serb, Aleksandar Vuqiq.


Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq tha dje se frika e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daqiq, se në samitin e Sarajevës, më 16 mars, mund të përsëritet situata e korrikut 2015, kur në Potoçare ishte sulmuar Vuçiq, është plotësisht e pabazë.

Ndryshe, pjesëmarrjen në samitin në Sarajevë e kanë konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, i Malit të Zi Dushko Markoviq, i Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisari i BE-së për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn dhe përfaqësuesi i qeverisë italiane, e cila do të jetë nikoqire e samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, në korrik të këtij viti.

Në fokus të bisedimeve në samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor do të jenë projektet rajonale dhe ndërlidhja në infrastrukturën energjetike dhe transportit, si dhe shkëmbimet ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori