LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Bërdos, deklarata e Kurtit për reciprocitet me Serbinë dhe qëndrimi i Rizvanollit e Haradinajt për projektin e gazit – top lajmet e javës

Samiti i Bërdos, deklarata e Kurtit për reciprocitet me Serbinë dhe qëndrimi i Rizvanollit e Haradinajt për projektin e gazit – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas është mbajtur samiti i Bërdos në Slloveni ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fund është lëshuar edhe një deklaratë e përbashkët.

Pas mbajtjes së këtij samiti është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili foli për reciprocitetin me Serbinë. Ai tha se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e Kosovës.


Po javën që po lëmë pas lidhur me projektin e gazit ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli i është përgjigjur edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me pretendimet se refuzimi i projektit të financuar nga administrata amerikane, i hap rrugë sjelljes së gazit rus në vendin tonë.

Deklarata e përbashkët e BE-Ballkani Perëndimor: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në samitin që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë.

Në deklaratën e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor përmendet edhe procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në pikën 6 të kësaj deklarate thuhet se “Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd- Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim përparim konkret nga të dyja Palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, i cili është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, shkruan Telegrafi.

Më tej në deklaratë thuhet se “BE-ja riafirmon mbështetjen e saj të qartë për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike. BE-ja konfirmon angazhimin e vet në procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra prej saj për këtë, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimi i meritave të veta”.

Gjithashtu theksohet se BE-ja është deri tani partneri më i afërt i rajonit, investitori kryesor dhe donatori kryesor dhe se mbështetja e saj do të vazhdojë të jetë e lidhur me progresin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në reformat social-ekonomike si dhe me respektimin e vlerave, rregullave dhe standardeve evropiane nga partnerët, shkruan Telegrafi.

Më tej thuhet se qëndrimi së bashku me BE-në është një shenjë e qartë e orientimit strategjik e partnerëve tanë.

“Prandaj, ne ritheksojmë pritshmërinë tonë që partnerët do të thellojnë më tej bashkëpunimin në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (PPJS) dhe do të bëjnë përparim konkret dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së dhe do të veprojnë përkatësisht, duke përfshirë pozicionet në forume ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e rrugës së tyre evropiane.

Ne e mirëpresim që disa partnerë tashmë janë plotësisht në përputhje me të gjitha vendimet dhe deklaratat e PPJS-së dhe i inkurajojmë ata që të vazhdojnë të veprojnë kështu. BE-ja është e gatshme të forcojë më tej dialogun politik mbi çështjet që lidhen me PPJS-në”.

​Kurti: Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

Ai pas takimeve atje njoftoi për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë.

Kurti po ashtu ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ku qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Duke theksuar se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE që të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti në Samitin në Slloveni, u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave.

Rizvanolli i përgjigjet Haradinajt: Nuk ka gaz rus, këtë ide e përmendi Vuçiqi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur edhe për kritikat e akuzat e partive opozitare se Qeveria Kurti po cenon direkt interesat shtetërore e kombëtare duke i thënë jo tubacionit nga Greqia në të cilën është përfshirë edhe SHB-ja.

Rizvanolli i është përgjigjur edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me pretendimet se refuzimi i projektit të financuar nga administrata amerikane, i hap rrugë sjelljes së gazit rus në vendin tonë.

Ajo ka thënë se nuk ka projekt alternativ rus dhe se kjo ide është përmendur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Jam e befasuar dhe nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo ide. Një projekt i tillë alternativ nuk ekziston. Cili projekt është ai që afron Kosovën me Rusinë apo me një shtet tjetër? Nuk ekziston një gjë e tillë dhe e vetmja herë ku unë kam dëgjuar për një gjë të tillë para deklarimit të zotëri Ramush Haradinaj është një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që e ka thënë në një rrethinë të Novi Pazarit, cili ka thënë se do ta bëjmë një gazsjellës ku do ta lidhim dhe Kosovën”, ka sqaruar Rizvanolli.

Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston
Lexo po ashtu Rizvanolli: Projekti i MCC-së nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, opsioni i ndërtimit ende ekziston

Sipas saj, nuk ka arsye të bëhet kjo deklaratë dhe të jetë pjesë e diskursit publik.

“A është një arsye që ne ta bëjmë këtë deklaratë pjesë e diskursit tonë publik? Kjo është një pyetje që nuk meriton përgjigje. Nuk ekziston një projekt i tillë alternativ që do të sillte gaz nga diku tjetër”, ka shtuar ajo.

Ditë më parë, Haradinaj në seancën plenare të Kuvendi të Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti projektin e gazsjellësit po e quan si projekt rus.

“Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Mbi të gjitha më shqetësues është njollosja e projektit të Amerikës. Kurti përmes zëvendëskryeministrit i parapriu refuzimit të projektit të gazit si projekt rus”, ishte shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori