Prapë? Të vjen të bërtasësh, të tundësh kokësh, të ngresh duart lart me dëshpërim për paaftësinë kaq ashiqare të 28 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE dhe katër krerëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian për një vendim të qartë personeli. Katër javë kanë kaluar nga zgjedhjet evropiane, një duzinë bisedimesh paraprake në parlament, dy samite të BE dhe – asnjë rezultat. Në një kohë që gjërat janë të qarta: Votueseve e votuesve iu la të kuptohet kur votuan, se krahas deputetëve indirekt votojnë edhe për kreun e Komisionit Evropian. Ai do të jetë njëri nga kandidatët kryesorë të familjeve politike të partive në PE.
Por, papritur ata që lëvizin fijet në Parlament dhe Këshillin e BE zbulojnë, se nuk e kishim aq seriozisht me atë punën e kandidatit kryesor në zgjedhje. Logjikisht kandidati kryesor i grupit më të madh parlamentar do të kishte pretendimin që të propozohej për presidentin e Komisionit Evropian. Por kjo anashkalohet me argumenta nga më të mundshmit. Votueset e votuesit duhet të ndjehen të tallur.
Ndërsa ne duhet të pyesim: A e keni mendjen në vend? Tani sapo deklaruat që demokracia evropiane është shumë e rëndësishme dhe duhet të mbrohet nga kthetrat e populistëve të djathtë. E sapo mbarojnë zgjedhjet, vendimi demokratik i më shumë se 200 milionë vetëve që shkuan në qendrat e votimit relativizohet, hollohet, riintrepretohet. Kështu nuk fitohen zgjedhësit dhe u jepen euroskeptikëve në tabaka argjendi mjetet për të kundërsulmuar.
Nëse parlamentarët dhe krerët e shteteve dhe qeverive, që janë politikanë partiakë, nuk e respektojnë modelin e kandidatit kryesor, atëherë duhet që ta thonë këtë para votimeve e jo pas tyre. Nëse ato e mbajnë Manfred Weberin për kandidatin e gabuar dhe jo të kualifikuar, atëherë kristiandemokratët të mos e zgjidhnin kandidat kryesor. Deficitet e Weberit të papërvojë e jo edhe aq karizmatik nuk janë të njohura që sot. Tani duhet të thuhet: Është vonë. Votimi është votim.
Më e çuditshmja në këtë lojë postesh është përsëritja e saj si para pesë vjetësh, kur kandidati kryesor dhe fituesi i zgjedhjeve, Jean Claude-Juncker ngriti pretendimin për kreun e Komisionit Evropian. Atëherë ishte Angela Merkel që nuk donte. Vetëm pas presionit të opinionit publik në Gjermani, Merkel ndërroi drejtim dhe tha “Po” për zgjedhjen e Junckerit. Nuk kanë mësuar krerët e shteteve dhe qeverive nga “showdown-i” i atëhershëm? Me sa duket jo shumë. Sot kundërshtari kryesor është presidenti francez, Emmanuel Macron.
Sigurisht situata këtë herë është më e komplikuar, sepse krijimi i shumicave parlamentare është më i vëshrirë, dhe grupimi liberal papritur e refuzon modelin e kandidatit kryesor. Por kjo nuk do të thotë, që BE si e gjitha të mos i mbetet besnike premtimeve gjatë fushatës.
Tani zonjat e zotërinjtë e raundit të dështuar kanë planifikuar një samit të tretë pas dy fundjavash.Të shpresojmë që deri atëherë iu janë kujtuar rregullat demokratike të lojës, që nuk mund të ndryshohen thjesht pas votimeve. Manfred Weber nuk është sigurisht kandidati më i mirë për postin e kreut të Komisionit Evropian, por ai është kandidati i grupimit më të madh parlamentar. Grupimet parlamentare të PE dhe Këshilli i BE-së, duhet të ndjekin atë që tha vota e zgjedhësve evropianë, ndryshe humbasin çdo lloj besueshmërie.
E një faturë e shtrenjtë nuk përballohet dot. Edhe për shkak se ka probleme shumë më të mëdha se disa vendime personeli: Mbrojtja e klimës, migracioni, bota e punës në epokën digjitale, konfliktet tregtare, buxheti disavjeçar… për të përmendur vetëm disa prej tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën