LAJMI I FUNDIT:

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin “Në mes”

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin “Në mes”

Sot, përmes komunikatës për shtyp, Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Berlinale, njoftoi për pjesëmarrjen e filmit “Në mes” të autorit Samir Karahoda, në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”. Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Samir Karahoda është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.


“Në mes” është inspiruar nga projekti fotografik “Vëllezërit Kosovar” në të cilin Karahoda ka punuar në vitin 2011.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.

Regjia dhe Drejtor i Fotografisë: Samir Karahoda: producent: Eroll Bilibani; montazhi: Enis Saraçi; dizajner zëri: Memli Kelmendi; incizues zëri: Gëzim Rama; dizajnere grafike: Nita Salihu Hoxha.

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë me 12 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
NJË POEZI PËR PAQEN

NJË POEZI PËR PAQEN

Poezi
Kalo në kategori